Nga Besim Ndregjoni
Mbas një punë 12 mujore së bashku me ekipin tim të mrekullueshëm përfunduam filmin dokumentar “Spaç 1973,Martirët e Lirisë” kam 35 vite që merrem me dokumentimin, ngjarjet dhe gjenocidin komunistë që kaloi Shqipëria nën sundimin e një regjimi që emrin e mbante komunist, por ishte i barbartë me nazizmin, dhe nga përmasat e genocidit ja kaloi stalinizmit bolshevik. Si pinjoll i një familje që përballoi tre diktatura fashiste, naziste, dhe gjenocidin komunistë 50 vjeçar ku u përdorën të gjitha llojet e krimeve, në familjen, dhe fisin tim, si pushkatimet pa gjygj, vrasjet në mal, mbytjet e tmerrshme në hetusi nga torturat e xhelatëve enveristë, burgosjet politike, dhe deri në çmendinë nga hetuesit e sigurimit të shtetit mohimi i të gjitha të drejtave për ne brezin e dytë, falë Zotit sot kam marrë përsipër misionin tim të lartë dokumentimin e krimeve të komunizmit, mision që po e krye pa ndihmën e të ashtuquajturit shtet demokratik, por fal dëshmive rënqethse të bashkëvuatjesve të mi, të cilët nuk ka nguruar dhe pse kanqënë të trishtuar nga sjellja e klasës politike e ashtuquajtur demokratike por që ka demonstruar vetëm pushtet dhe ideologji të diktaturës për tre dekada rrjesht!
Bazuar në dokumentacjoni e arkivës së Ministrisë mbrendshme dhe arkivës së shtetit po ju transmetojmë këtë film dokumentar kujtese se demokracia nuk ndërtohet mbi harresën, dhe se pa mbrojt kujtesën ne nuk mbrojmë lirinë tonë!
Po mundohem të paraqes në mënyrë të shkurtuar krimet e Enver Hoxhës që fatkeqësisht ishte Shqiptarsi ne, por përdorte pushtetin e tije përtë vrarë e prerë bashkombasit e tije të cilët nuk e pranonin ideologjinë e tij shtazarake e kriminale. Nazizmi zhduki 6.000.000miljon çifut gjatë luftës së dytë botërore një popullsi prej 10.000.000 banorë. Enver Hoxha pushkatoi dhe u zhduki kufomat gjatë regjimit të tije mbi 6000 shqiptarë që Shqipëria nuk i kalonte mbi 1.500.000 banorë. Sot mbas 35 vitesh demokraci familjarët e 6000 shqiptarve, lotojnë se nuk kan një varr, për gjyshin, babën, burrin, nënën motrën, dajën. Vetëm politikanët shqiptarë aktual, nuk shohin, as nuk ndigjojnë, lotët, e bashkombasve të tyre. Çifutët i vrau një gjerman, shqiptarët i vrau një shqiptar. Sot demokracia shqiptare hesht, ban politikë mbi gjakun e pafajshëm të shqiptarve të mirë, të atyre që i dhanë këtij kombi pamvarsinë, shtetin, elitën, që luftuan fashizmi, që mbrojtën hebrejtë gjatë nazizmit, dhe që u masakruan në komunizëm për moral, vlera, fisnikëri, bujari,dhe që mbronin me jetën e tyre çdo dok e zakon që lartsonin shqiptarin. Sot u drejtohem, mediave dhe moderatorët që promovojnë vetëm politikë për pushtet dhe heshtin si në kohë të diktaturës që vrasjet dhe vuatjet i fshinin.
Sot demokracinë e kan monopolizuar trashgimtarët e xhelatëve të djeshëm dhe e kan kthyer sistemin demokratik pa vlerë, pa votë të lirë, pa rrotacion politikë. Politikanët dhe mediat janë kthyer në një sistem pa vlera vetëm helmatiset rinia me propogandë bajate për pushtet dhe aspak për të ndërtuar shtet të së drejtës siç luftuan antikomunistët për 50 vite kundër diktatorit dhe diktaturës hoxhiste. Të burgosurit politikë shqiptarë janë të parë në Europë për rezistencënantidiktoriale që si askush komb tjetër, luftuan e mbrojtën disidencën, mendimin ndryshe, qëndresën stoike, ndaj torturave çnjerzoretë paparë në europën e pasluftës së dytë botërore, që mbrojtën në mes plumbave iteditetin kombëtar flamurin kuq e zi.
“Spaçi 1973 Martirët e Lirisë” ka hyë në historinë shqiptare si kampi i Aushvicit një kamp që përdorte të burgosurit politik si skllevër, për të mbajtur pushtetin e tij apsolut.
Shqipëria doli në 90 me plagë që akoma rrjedhin gjak, Spaçi është plaga e pambyllur. Ky kamp famëkeq në mes të maleve të Mirditës, një skenë e fshehur në komunizëm një vend torturash, vuajtjesh, një vend që zhbënte njeriun. Por dhe një vend historik ku shqiponjat që i kishin hekurat e xhelatëve në duar, guxuan u ngritën dhe ngjyrosën me gjakun e tyre flamurin kombëtar pa yllin e bolshevizmit enveristë, por siç ishte në kohën e Skënderbeut, ashtu siç është tani që e kemi në zyra, në rrugë në manifestime. Spaçi sot ka mbetur rrenojë.
Dhe kështu si rrënojë flet si Aushvici. Spaçi është një referendum i heshtur me historinë.
Një filozof francez shkruan “Kujtesa, historia, harresa na kujton se “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fshe, as krimin, as viktimën ajo kërkon drejtsi përmes të vërtetës.” Spaçi në historinë e tij është vendi ku krimi shtetëror, viktima, disidenti, heroi kanqënë përball çdo ditë por dhe sot janë përballë këto tregon filmi dokumentar “Spaç 1973 Martirët e Lirisë.”Spaçi ka lëshuar piskamën –kur do të më lejoni të them të vertetën siç ka qënë!
Shteti ka detyrë dhe përgjegjësi kombëtare për kujtesën historike dhe informimin mbi qytetarët këtë mesazh jep filmi dokumentar“Spaç 1973 Martirët e Lirisë.” Spaçi na mëson: Mos të lejojmë ndërhyrjet burokratike që ta shëndrrojmë në projekt propogandistikeSpaçin, për ta xhveshur nga e vërteta. Dhe më keq Spaçin nuk do ta lejojmë një zbukurim të diktaturës si Bunkerarti ,1,dhe 2, apo shtëpia me gjethe.
Spaçi është e do të jetë Muzeu i qëndresës heroike i kundërshtarve dhe martirve, Ai përballet me mungesë dhe indiferencën e politikës dhe pushtetit. Kjo klasë politike ka 35 vite që manipulon kujtesën. Ky film dokumentar tregon sesi Spaçi është kthyer në simbol të heshtjes zyrtare.
Ky film apelon: Shpallni Spaçin muze, dëshmitë e të mbijetuarve, dosjet e deklasifikuara, dokumentat e arkivave digjitale, shteti duhet ti financoi dhe ta shpalli Spaçin siç e kemi shpallur ne të përndjekurit politk: Spaçi –Muri i fjalës së lirë!
Spaçi është vendi ku njeriu shqiptar mëson të mos dorzohet.
Le të jetë ky film mesazhi- ku ne të mësojmë, të mos harrojmë!
Sot në përurimin e premierës së filmit dokumentar“Spaç 1973 Martirët e Lirisë.Si autor i këtij filmi kisha ftuar të gjithë drejtuesit e shteti shqiptar, të gjith drejtuesit e institucjoneve të drejtsisë, të gjith deputetët e parlamentit shqiptar, të njiheshin me heroizmin dhe me vuatjet e të burgosurve politikë të Spaçit, ata nuk erdhën, ata nuk i nderuan herojt e mbrotjes së flamurit të cilën e mbajnë në zyrat lluksoze, do ti quajnamjeranë, të vegjël, aspak pushtetarë, apo administratorë që i shërbejnë shtetit të së drejtës.Vetëm i mëshirojmë këta dallkaukë të pa cipet të pushtetit.
Por dua të falënderoi me zemër ata qindra të rinj, studjues, të cilët u lotuan kur panë tmerret e Spaçit në kinemanMillenium me 17 qershor 2025. Të falënderoi ata ambasadorë të cilët erdhën dhe nderuan Spaçin.
Heronjtë Spaçit, PalZefi, Dervish Bejko, HajriPashaj, heroi i riu 20 vjeçar Skender Daja, sot nuk kan një varr, siç nuk kan një varr mbi 6000 shqiptarë që i zhduki Enver Hoxha, por historia e kombit këta heronj të fjalës së lirë, i nderon dhe do ti nderoi gjithë jetën,dhe kombi i ka në gjoksin e tije, si Martir Lirie, kurse këta politikan aktual, dhe drejtues të institucjoneve të ashtuquajtur demokratike do ti përçmojë historia, si antikombëtar, siç përçmon diktatorin më të egër të shqiptarve Enver Hoxhën.
Lavdi shqiponjave të lirisë që përballuan Spaçin.
Por që banë revoltën antikomuniste në mbrotje të flamurit.
Spaçi na mëson mos të lejojmë asnjë lloj pushteti që me metoda demokratike don të na burgosi lirinë.
Spaçi i përçmon ata politikan që dhunojnë lirinë, votën, demokracinë. Jo ma! Të ruajm lirinë!
Mesazhin tim po e mbyll me thirrjen që bëri 52 vite maparë heroi Pal Zefi kur filloi revolta e Spaçit: A ka mbet ndonjë Shqiptar,që të shpëtoi nderin e shqiptarve!