Njerëzit do të jetojnë në kopshte të gjelbëruara në Mars e Hënë dhe do të jenë të lidhur falë një rrjeti internet ndërplanetar. Do jetë inteligjenca artificiale që do drejtojë dhe do marrë vendimet thelbësore, satelitët e stacionet hapësinore do të ndërtohen direkt në orbitë, ndërsa asteroidët dhe kometat do të jenë burim gërmimesh minerare.
Ky është vizioni i ESAS, Agjencisë Hapësinore Evropiane se cili do të jetë skenari i botës sonë në 15 vitet e ardhshme, pasqyruar në dokumentin Tecnology 2040, A Vision.
Sipas dokumentit, në 2040, prania e njerëzimit në hapësirë do të ketë arritur nivele të paprecedenta, me një ekonomi që do të zhvillohet dhe prosperojë, por e pastër, dhe pa lënë pas detrite e mbetje.
Në orbitën tokësore të ulët do të fluturojnë mjete me shpejtësi të lartë dhe saktësi të jashtëzakonshme.
Strukturat e mëdha në hapësirë nuk do të varen nga prodhimi në Tokë, ndërsa misionet robotike do të zbulojnë kufij të rinj dhe burime të çmuara.
Gjithashtu sistemet me energji diellore me konsum të ulët dhe inovacioni për të reduktuar konsumet për udhëtimet planetare do të jenë në qendër të zhvillimit, dhe habitatet humane në Hënë e Mars do të jenë autosuficientë falë teknologjive të avancuara.