Ballina Sport Mbappe do të luaj ndaj Juventusit, por ende ka një dyshim nëse...

Mbappe do të luaj ndaj Juventusit, por ende ka një dyshim nëse do të jetë titullar

11
0

Kylian Mbappe pritet të luajë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit ndaj Juventusit në Kupën e Botës për Klube, edhe pse ende nuk është e sigurt nëse do të nisë si titullar.

Gazetari Miguel Angel Diaz ka konfirmuar: “Mbappe do të luajë kundër Juventusit, ai do të ketë minuta me siguri dhe pyetja e vetme është nëse do të jetë titullar apo jo’.

Sulmuesi francez është rikuperuar plotësisht nga gastroenteriti dhe është rikthyer në stërvitje të plota me ekipin, çka e bën të gatshëm për përzgjedhje nga trajneri.

Prania e tij përfaqëson një përforcim të rëndësishëm për Real Madridin në një ndeshje me peshë të madhe dhe intensitet të lartë ndaj një kundërshtari si Juventusi.

Gjendja fizike e Mbappe nuk paraqet më shqetësime, por stafi teknik do të vendosë nëse ai do të luajë nga minuta e parë apo do të futet në lojë gjatë pjesës së dytë.

Me ose pa të në formacionin titullar, prezenca e tij pritet të ketë ndikim të madh, duke qenë një armë e fuqishme në sulm për madrilenët.

Kundër një rivali si Juventusi, çdo detaj taktik ka rëndësi, dhe Mbappe mund të jetë faktori vendimtar në ecurinë e Real Madridit drejt trofeut.

Vlen të theksohet se francezi i ka humbur tre ndeshjet e para në Kupën e Botës për Klube.