Ballina Kronika Tentuan të fusin para të pa deklaruara/ Dy shtetas procedohen për 22...

Tentuan të fusin para të pa deklaruara/ Dy shtetas procedohen për 22 mijë franga dhe 500 euro

13
0

Dy shtetas kosovarë janë proceduar në gjendje të lirë pasi tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga zvicerane dhe 555 euro pa i deklaruar.

Policia Kufitare e portit të Durrësit i zbuloi paratë e fshehura në trup gjatë një kontrolli të bazuar në analizën e riskut. Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale.

Rasti është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.