Ballina Lifestyle Dedikim për Orlando Bloom? Katy Perry rikthehet me “Truth”, fansat besojnë se...

Dedikim për Orlando Bloom? Katy Perry rikthehet me “Truth”, fansat besojnë se kënga flet për ndarjen nga aktori

9
0

Kënga “Truth” nga albumi i ri i Katy Perry-t, “143”, ka marrë vëmendje të veçantë nga fansat, të cilët besojnë se ajo përshkruan ndarjen e saj nga aktori Orlando Bloom.

Me një tekst të ngarkuar emocionalisht dhe aludime të qarta për zhgënjimin në një lidhje, kënga ka ndezur diskutimet në rrjetet sociale.

Në vargjet e saj, Perry flet për dyshime dhe distancë në marrëdhënie: Dua ta di të vërtetën, edhe nëse më dhemb. Intuita më thotë se diçka nuk shkon. Nuk do të më japësh kodin e celularit, që të mos fillojë një sherr, fraza që shumë i kanë interpretuar si rrëfime personale nga këngëtarja, që duket se i drejtohen ish-partnerit të saj.

Më tej në këngë, ajo rrëfen përballjen me dhimbjen dhe forcën që ka gjetur në vetvete pas ndarjes:

Shikohem në pasqyrë, shoh dikë të qetë dhe të fortë…

Komentet nga fansat kanë qenë të menjëhershme:

Kjo këngë tingëllon si një rrëfim i ndarjes me Orlandon… Çfarë i bëri ai?… Pas thashethemeve të ndarjes, kjo këngë merr një tjetër kuptim-janë disa nga reagimet që qarkullojnë online.

Katy Perry dhe Orlando Bloom njoftuan ndarjen pas gjashtë vitesh fejesë, duke u përpjekur ta paraqesin si një vendim miqësor, megjithëse raportimet flasin për tensione të ndodhura gjatë turneut të këngëtares.

Çifti ka një vajzë katërvjeçare, Daisy, dhe ende nuk kanë komentuar publikisht përmes mediave për ndarjen apo për përmbajtjen e këngës.