Ballina Kronika Policia Rrugore aksion në Tiranë, në 72 orë hiqen me karrotrec 19...

Policia Rrugore aksion në Tiranë, në 72 orë hiqen me karrotrec 19 mjete të parkuara keq, arrestohen e procedohen 11 shoferë

0
11

Policia Rrugore e Tiranës bëri bilancin e 72 orëve të fundit të monitorimit intensiv në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve, 19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës, ndërsa 11 shoferë u arrestuan ose u proceduan. Policia gjithashtu evidentoi shkelje të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve.

Apeli i forcave të rendit është për respektimin e rregullave dhe përdorimin e kaskës mbrojtëse për sigurinë në rrugë.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Policia Rrugore, 72 orë monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit.

Fokuset e monitorimit:

❌ Parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë.

❌ Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor / përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve;

Si rezultat i kontrolleve:

🚗 19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës;

📝 Masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit;

🚨 Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete;

⛔ Është ndaluar një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

🚨 Janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.

Kontrollet vijojnë.

📢 Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.

🛡️ Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.

✅ Siguria juaj, prioriteti ynë.