Ballina Kronika Durrës/ Plagoset në këmbë me armë zjarri një 35-vjeçar, shpallet në kërkim...

Durrës/ Plagoset në këmbë me armë zjarri një 35-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe bashkëpunëtori i tij

13
0

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një bashkëmoshtar i tij, pas një konflikti verbal, i cili ka agravuar. Përveç autorit, blutë kanë shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e këtij të fundit.

“Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre”,- njofton policia.

I plagosuri është i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merret në pyetje për dinamikën dhe arsyet e konfliktit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.