Ballina Sport Musiala reagon pas dëmtimit të rëndë, ja mesazhi që ka për Donnarumma-n

Musiala reagon pas dëmtimit të rëndë, ja mesazhi që ka për Donnarumma-n

18
0

Jamal Musiala ka reaguar për herë të parë pas dëmtimit të rëndë që pësoi gjatë ndeshjes së Botërorit të Klubeve ndaj Paris Saint-Germain.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale,

Musiala falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe bëri një koment indirekt edhe për Gianluigi Donnarumma, portierin e PSG-së, i cili në mënyrë krejtësisht të pavullnetshme shkaktoi përplasjen që solli dëmtimin.

“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen. Do të thotë shumë për mua. Është e bukur mënyra se si bota e futbollit bashkohet në momente të tilla.

E vlerësoj shumë.

Operacioni shkoi shumë mirë dhe ndjehem mirë.

Gjithashtu, dua të theksoj se nuk akuzoj askënd për këtë që ndodhi, situata të tilla ndodhin në futboll. Tani do të përdor këtë periudhë për t’u rikuperuar dhe për të rifituar forcat. Nuk shoh dot orën t’ju rikthehem,” shkroi Musiala.

Futbollisti 21-vjeçar do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën katër deri në pesë muaj, për shkak të një frakture në fibulë dhe një dëmtimi të rëndë të ligamenteve në kyçin e këmbës.