Ballina Politika “Në vend që të financosh një televizion privat, paratë çoji te topografët...

“Në vend që të financosh një televizion privat, paratë çoji te topografët “, Rama: Kadastra e Vlorës është simboli i pisllëkut dhe korrupsionit

18
0

“Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori, aty nuk është ndërruar një, aty janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjitha burimet e krahut, që juve e morët si referencë, tani kemi marrë burime në krahun tjetër se mos shohim së mos bëjmë ndonjë ndryshim, por përtej kësaj, të vihen njerëz jashtë profilit për të bërë këtë punë është e papranueshme. Aty duhet të jenë njerëzit që kanë atë profil, Kjo histori është financier por ka eksperiencën, është blegtori, por ka eksperiencë në muzi8k dhe e morëm për drejtues të orkestrës së qytetit nuk shkon, Blegtori të bëjë blegtorin, financierin të bëjë financierin, topografi të bëjë topografin”, tha Rama.

“Në vend se të financosh një televizion privat atje me paratë e  me tasat e vlonjatëve, merr dhe paguajë topografë, silli nga Tirana dhe në Vlorë, me ato lekë. Kjo është e pakuptimtë fare, është një çoroditje e pakuptueshme.Kanë hipotekuar trotuaret, kanë legalizuar tendat. Do ti që ishte e vërtetë kjo, Një gjë e pakoncepueshme.”, tha ai.