Ballina Lifestyle Jennifer Lopez shfaq barkun me bluzë të çuditshme gjatë koncertit në Spanjë,...

Jennifer Lopez shfaq barkun me bluzë të çuditshme gjatë koncertit në Spanjë, ndërsa prezanton këngën e re për Ben Affleck

19
0

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez, 55 vjeçe, surprizoi fansat gjatë koncertit të saj në Malaga me një bluzë të bardhë të shkurtë dhe pantallona bezhë me bel të lartë, duke treguar barkun e tonifikuar.

Gjatë performancës, ajo këndoi për herë të parë këngën e re “Wreckage of You”, e cila duket të jetë një dedikim për ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck.

JLo zbuloi se ka vuajtur nga pagjumësia gjatë krijimit të këngës, ndërsa turneu i saj “Up All Night” po vazhdon me sukses në Spanjë dhe do të niset drejt vendeve të tjera evropiane, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Ben Affleck u pa duke kaluar kohë me familjen e tij në një ndeshje bejsbolli në të njëjtën ditë.

Fansat e Lopez kanë mirëpritur këngën e saj të re me entuziazëm, duke e konsideruar atë një nga performancat më të forta të karrierës së saj.

JLo vazhdon të tregojë se është një prej yjeve më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare.