Ballina Politika Lirimi i hapësirave/ Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës

Lirimi i hapësirave/ Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës

27
0

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga plazhet publike në vijën bregdetare të Durrësit.

“Mirëmëngjes dhe me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Policia e rendit në bashkëpunim me atë bashkiaken kanë nisur kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, që të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t’i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.