Ballina Sport Sivasspor “blindon” Manaj, zbulohet klauzola e largimit për “bomberin” kuqezi

Sivasspor “blindon” Manaj, zbulohet klauzola e largimit për “bomberin” kuqezi

0
21

Çfarë po ndodh me Rey Manaj, cila do jetë e ardhmja e tij? Kjo është pyetja që shtrohet sot në Turqi, ku mediat bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e tij nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesi kuqezi, pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, 4 milionë euro.

Ofertat për Manajn nuk mungojnë, e fundit ishte ajo e Samsunspor, me ekipin e Arbnor Mujas që trokiti në derën e Sivas me një ofertë zyrtare, 1,5 milionë euro, por kjo ofertë u refuzua në mënyrë të prerë: nëse dëshironi Manajn duhet të paguani klauzolën e largimit, 4 milionë euro.

Manaj është nën kontratë deri në 2026 me Sivasspor, dhe gjatë rinovimin në janar, drejtuesit e klubit përfshinë në kontratë edhe këtë klauzolë largimi. Në këto kushte, Manaj është i detyruar të qëndrojë te Sivas, sezonin e ri mund të luajë në kategorinë e parë, larg elitës, nëse nuk gjen një skuadër të aftë të paguajë klauzolën e tij të largimit.

Pavarësisht se Manaj rrezikon të largohet falas pas një viti, drejtuesit e Sivasspor po marrin përsipër këto kosto, të bindur se bomberi kuqezi vlen të paktën 4 milionë euro.