Ballina Bota Aksident i rëndë/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset me një kamion, raportohet...

Aksident i rëndë/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset me një kamion, raportohet për disa të vdekur

17
0

Të paktën gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor të dielën, më 27 korrik, në pjesën veriore të Bregut të Fildishtë.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Transportit në Abixhan përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas autoriteteve, përplasja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit ( me orën lokale), në aksin rrugor Katiola–N’Yarakaha, kur një autobus që kryente linjë ndërqytetase mes Bregut të Fildishtë dhe Burkina Fasos u përplas me një kamion të ngarkuar me mbeturina.

Ministria njoftoi se ‘bilanci paraprak’ i ngjarjes është 16 viktima dhe 51 të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë në një spital rajonal nga shërbimet e ndihmës së shpejtë.

Ngjarja vjen në një kontekst të përkeqësuar të sigurisë rrugore në vend.

Si në shumë vende të tjera afrikane, aksidentet rrugore janë të shpeshta në Bregun e Fildishtë, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, automjeteve në gjendje të keqe teknike dhe shpesh mungesës së kujdesit nga drejtuesit e mjeteve.

Vetëm në janar, një tjetër aksident i rëndë në pjesën perëndimore të vendit mori jetën e të paktën 17 personave dhe la të plagosur 23 të tjerë, pas përplasjes së një kamioni mallrash me një autobus.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Transportit tregojnë se çdo vit, nga 1.000 deri në 1.500 persona humbin jetën në rrugët e Bregut të Fildishtë. Në vend qarkullojnë rreth 1.5 milionë automjete.