Sot perkujtohet ndarja nga jeta e aktorit Demir Hyskja.
Demir Hyskja (1 janar 1937 – 6 gusht 2016) lindi në Elbasan dhe ishte një aktor i mirënjohur shqiptar.
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1948-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit.
Teknik ndërtimi në vitet 1955-1968 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore.
Për Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme, deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.
Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.