Ballina Aktualitet Flakët shkrumbojnë zona të tëra të vendit, Drejtori i Zjarrfikëseve fajëson bashkitë:...

Flakët shkrumbojnë zona të tëra të vendit, Drejtori i Zjarrfikëseve fajëson bashkitë: Reagim i dobët, mungojnë pajisjet dhe uniformat

34
0

Përhapja e zjarreve në disa zona të Shqipërisë po nxjerr në pah mungesat serioze në sistemin e emergjencave civile, veçanërisht në strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH). Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara, ka ngritur shqetësimin se shumë bashki nuk kanë siguruar ende kushtet minimale për funksionimin e forcave zjarrfikëse, gjë që po ndikon drejtpërdrejt në aftësinë për të reaguar në kohë ndaj emergjencave.

Sipas Carës, edhe pse ligjet e vitit 2015 përcaktojnë qartë përgjegjësinë e bashkive për krijimin e infrastrukturës së nevojshme, shumë prej tyre nuk kanë marrë masat e duhura. Ai theksoi se mjetet e pakta dhe mungesa e uniformave të standardizuara po rrezikojnë jo vetëm efikasitetin e operacioneve, por edhe sigurinë e vetë zjarrfikësve.

“Ka mangësi serioze në pajisjet dhe uniformat e zjarrfikësve. Uniformat nuk përputhen me standardet dhe nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme. Kjo është një çështje që kërkon reflektim dhe ndërhyrje të menjëhershme”, u shpreh ai.