Ballina Sport Alarm te Bayern/ Harry Kane e thotë troç, trondit me deklaratën e...

Alarm te Bayern/ Harry Kane e thotë troç, trondit me deklaratën e papritur

30
0

Harry Kane ka folur hapur për situatën e skuadrës së Bayern-it pas triumfit në Superkupën ndaj Stuttgartit.

Sulmuesi anglez e përshkroi grupin e futbollistëve si “ndoshta një nga më të vegjlit në të cilët kam luajtur ndonjëherë”, duke dhënë një mesazh të qartë edhe për drejtuesit Max Eberl dhe Christoph Freund, të cilët tashmë kishin pranuar kufizimet numerike të skuadrës.

Me pak ditë para debutimit në Bundesliga ndaj Leipzig-ut, Bayern-i ka realizuar vetëm tri afrime: Jonathan Tah, Tom Bischof dhe Luis Díaz.

Në dalje, emra të rëndësishëm si Coman, Sané, Müller, Dier, Palhinha dhe i riu Tel janë larguar, ndërsa mungesa e gjatë e Jamal Musiala, i dëmtuar në Botërorin për klube, komplikon më tej planet e trajnerit.

Në sulm, përveç Kane dhe Díaz, ekipit i mbeten vetëm Serge Gnabry dhe Michael Olise, me të rinjtë Wanner, Karl dhe Kusi-Asare si alternativa të kufizuara.

Tentativa për të afruar Nkunku, Wirtz dhe Nico Williams dështuan, ndërsa koha po mbaron përpara mbylljes së merkatos më 1 shtator.

Një dritë shprese erdhi nga Luis Díaz, autor i golit të dytë ndaj Stuttgartit. Kane e lavdëroi: “Është i shpejtë, ka cilësi në një kundër një.

Goli i tij ishte i shkëlqyer”. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do të arrijnë të sjellin përforcime për trajnerin Vincent Kompany para përfundimit të merkatos.