Një surfist ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen i madh në ujërat e Sidneit, tha policia të premten. Ky është incidenti i parë i tillë në më shumë se tre vjet e gjysmë, duke bërë që autoritetet të mbyllin disa plazhe.
Viktima, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u sulmua ndërsa ishte rreth 100 metra larg bregut duke bërë surf me miqtë e tij pak pas orës 10 të mëngjesit sipas kohës lokale në Long Reef Beach, një plazh në veri të kryeqytetit të shtetit të Uellsit të Ri Jugor të Australisë, tha policia.
Ai u nxor nga uji nga surfistë të tjerë, por kishte humbur shumë gjak dhe vdiq në vendngjarje, tha mbikëqyrësi i policisë Stuart Thompson.
“Ai kishte pësuar lëndime katastrofike”, shtoi Thompson, i departamentit të policisë që mbikëqyr zonën, në një konferencë për shtyp që dha për rrjetet televizive.
Dy pjesë të dërrasës së tij të surfimit u gjetën dhe janë dërguar për ekzaminim, shtoi policia.