Ballina Kronika Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari

Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari

22
0

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Renea, ka arrestuar një nga autorët e dyshuar për sulmin ndaj një punonjësi të IEVP Fier, i cili u godit me grushte për shkak të detyrës në mars të vitit 2025.

Shtetasi  i identifikuar si Eldi Nure u kap pas një operacioni të mundësuar nga informacionet e siguruara në rrugë policore.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të dyshuarin, i cili akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë.

Aktualisht, puna vijon për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.