Sonte do të zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të kësaj jave në Premierligë.
“Etihadi”, do të jetë stadiumi i cili do të pres derbin midis Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.
Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshje, trajneri Pep Guardiola dha një deklaratë ku thumboi rivalët e të njëjtit qytet.
“Që kur kam ardhur këtu, Manchester City ka qenë gjithmonë më e mirë se Manchester United”, deklaroi kështu Guardiola.
Kujtojmë se derbi i Manchesterit, do të zhvillohet sot në orën 17:15.