Ballina Europë Spektakli mbi Vatikan, 3 mijë dronë formuan portretin e Papa Françesku!

Spektakli mbi Vatikan, 3 mijë dronë formuan portretin e Papa Françesku!

15
0

Një koncert madhështor me mijëra njerëz që u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë po bën xhiron e rrjetit. Një spektakël dronësh që formoi edhe fytyrën e të ndjerit Papa Françesku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Hera e fundit që mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Shën Pjetri ishte për të parë tymin e bardhë në shpalljen e Papës së ri, Leoni XIV.

Mbrëmja e së shtunës dhuroi spektakël për të pranishmit dhe jo vetëm. E gjitha është zhvilluar sigurisht me lejen e Selisë së Shenjtë me rastin e vitit jubilar të Kishës Katolike.

Koncerti u drejtua nga tenori i njohur Italian Andrea Bocelli dhe këngëtari amerikan Pharrell Williams.

Ndërsa kori “Voices of Fire” solli frymën e muzikës Gospel, John Legend këndoi “Bridge Over Troubled Water” dhe Jennifer Hudson interpretoi një duet të fuqishëm me Bocellin, rreth 3,000 dronë u ngritën mbi kupolën e bazilikës për të rindërtuar me dritë momentin e famshëm ku Perëndia krijon Adamin, së bashku me versione të ndriçuara të “Pietas” dhe një portret të Papa Françeskut të ndjerë.

Mbrëmja u shoqërua nga fjalime frymëzuese për paqen dhe unitetin, të mbajtura nga klerikë, kardinalë, aktivistë si Graça Machel Mandela, si dhe vetë Pharrell Williams. Kulmi i shfaqjes erdhi me formimin gjigand të fjalës “JOY” (Gëzim) në qiell, e krijuar nga dronët.