Ballina Sport Arsenali fiton në Bilbao, PSV befasohet në Champions

Arsenali fiton në Bilbao, PSV befasohet në Champions

14
0

Arsenali e ka nisur me këmbën e mbarë këtë sezon në Champions, teksa në ndeshjen e parë triumfoi 0-2 ndaj Athletico Bilbao.

Vendasit në “Estadio San Mamés” rezistuan vetëm në pjesën e parë, e cila ishte mjaft interesante.

Martinelli nderoi londinezët në të 72-tën, pas një super kontrolli të topit, avancoi tutje dhe me një goditje tokazi mposhti portierin. Trossard, pak minuta nga fundi, “vulosi” një herë e mirë sfidën.

Në ndeshjen tjetër, belgët e Royale Union SG befasoi PSV, duke e mundur 0-3 brenda në Holandë.