Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York ka zhvilluar një takim me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.
Osmani tha se pas hapjes së Misionit të Kosovës në Vatikan, është e përkushtuar që marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë të jenë edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme.
Ajo gjithashtu shprehu shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, ndërsa përsëriti ftesën për Papën që të vizitojë Kosovën.