Ballina Lifestyle “Nuk është normale kjo që bën Yamal. Vetëm 17 vjeç, harbohej në...

“Nuk është normale kjo që bën Yamal. Vetëm 17 vjeç, harbohej në jaht me 10 vajza njëherësh”

24
0

Jeta jashtë futbollit e Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes, pas verës së kaluar, kur ishte protagonist i mediave rozë për pushimet me vajza të ndryshme. Festa e diskutueshme e 18-vjetorit të tij kishte shkaktuar polemika, por tani vëmendja rikthehet te deklaratat e influenceres Fati Vazquez, 30 vjeçe, e cila ishte me talentin blaugrana kur Yamal ishte ende i mitur.

Vazquez ka treguar për ngjarjet e verës, duke zbuluar detaje që shqetësojnë tifozët për sjelljen e tij jashtë fushës: “Lamine Yamal nuk është aq i përulur. Kam dalë me të dhe nuk mendoj se është këshilluar si duhet. Vetëm 17 vjeç dhe shkonte në diskoteka, festa, apo në Ibiza ishte në jaht me 10 vajza. Agjenti i tij ka një kalendar për ditët me vajzat me të cilat del”.

Influencierja krahasoi stilin e jetës së Yamal me lojtarë të tjerë të moshës së tij, si Cubarsí i Barcelonës, i cili shmang çdo lloj ekspozimi dhe mbetet larg mediave rozë: “Kur mbushi 18 vjeç, Cubarsí festoi thjesht me një tortë në shtëpi, ndërsa Yamal bëri një festë të madhe”. Deklaratat e Vazquez ngrejnë shqetësime mbi udhëheqjen dhe këshillat që merr talenti i ri gjatë kësaj periudhe delikate të jetës së tij.