Ballina Lifestyle Jennifer Lopez për divorcin nga Ben Affleck: Është gjëja më e mirë...

Jennifer Lopez për divorcin nga Ben Affleck: Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

13
0

Ylli amerikan, Jennifer Lopez, shpjegoi gjatë paraqitjes së saj si e ftuar në emisionin e CBS “Sunday Morning” pse mendon se divorci nga Ben Affleck ishte në të vërtetë një gjë pozitive.

“Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë sepse më ndryshoi”, tha ajo, duke shtuar se divorci e ndihmoi të rritej në mënyrën që i nevojitej dhe të bëhej më e vetëdijshme.

“Tani jam një person tjetër nga ç’ishim vitin e kaluar”, tha ajo ndër të tjerash.

Përmendi gjithashtu se xhirimet e filmit “Kiss of the Spider Woman” shërbyen si një “strehë” për të gjatë kohërave të vështira.

“Çdo moment në shesh xhirimi dhe çdo moment që luajta këtë rol, isha shumë e lumtur”, tha ajo.

Ajo pranoi se nuk ndihej mirë kur u kthye në shtëpi derisa mësoi si të përballonte boshllëkun që ndiente.

Verën e kaluar e quajti verën më të mirë që ka kaluar ndonjëherë.

“U argëtova shumë. Mund t’i shijoj gjërat më shumë. Nuk kam aq shumë presion. E kuptova se gëzimi qëndron në të jetuarit e atyre momenteve dhe në pranimin e vërtetë të jetës dhe gjithçkaje që ajo të sjell“, tha ajo.