Ballina Lifestyle “Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerëve”, ish banorja e Big Brother...

“Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerëve”, ish banorja e Big Brother VIP bën deklaratën e fortë: Sidomos në dasma

14
0

Influencerja Shqipe Hysenaj, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me këngëtaren Parashqevi Simaku, duke ndarë me publikun thashethemet që ka dëgjuar për të në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë, ajo u shpreh se ka dëgjuar se Parashqevia ishte përmendur si një person që “u merrte burrat të tjerave”.

Ajo shtoi se ishte befasuar nga këto informacione dhe se kjo histori kishte shkaktuar bujë në komunitetin shqiptar në Amerikë.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave,” tha ajo. “Mendova që ishte femër e bukur dhe kishte karrierë, por familjet nisën ta shmangnin dhe ajo u tërhoq nga skena,” tha Shqipja.

Ajo theksoi gjithashtu se këto thashetheme ishin të njohura kryesisht për shqiptarët që jetonin në Amerikë prej vitesh dhe jo për emigrantët e rinj. 

“Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë, sidomos në dasma, deri në momentin që nuk e merrnin më dhe ajo u zhduk. Nuk është e bukur ta them, dhe edhe unë nuk e pata të lehtë ta dëgjoja,” përfundoi influencerja