Ballina Opinion Skenarët e zgjedhjeve në Tiranë dhe kush mund të jenë fituesit e...

Skenarët e zgjedhjeve në Tiranë dhe kush mund të jenë fituesit e vërtetë!

25
0

Nga Alban Daci 

Lapaj nëse dëshiron dhe kërkon të ketë të ardhmen jetëgjatë politike dhe sukses në nismën e tij politike duhet të qëndrojë koherent. Koherenca politike është rrugë e gjatë, por të shpërblen! Koherenca duhet të shoqërohet nga durimi dhe vendosmëria!
Nëse Lapaj hynë në marrëveshje me këdo në Opozitë, ai me një të rënë të lapsit, mohon të drejtën e tij për çfarë u krijua politikisht dhe për çfarë duhet të vazhdojë!
Hyrja e Lapaj në çdo formë bashkëpunimi me Opozitën do të konsiderohej një tradhti për të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet e Majit dhe që ndoshta më dështimin e Opozitës klasike dhe falë koherencës politike ka mundësi reale të rritet edhe përtej pritshmërive!
Lapaj ka hyrë në politikë me slloganin “Pa Ramën dhe pa Berishën”.
Nëse hynë në marrëveshje me njerëzit e Berishës kundër Ramës, ai tek votuesit e tij do të konsiderohet njësoj si Berisha e për pasojë do të refuzohej edhe nga votuesit e tij duke e konsideruar atë njësoj si të tjerët!
E vetmja mundësi që Lapaj të bëhet lider ose edhe shumicë qeverisëse është që të paktën Berisha të humbë zgjedhjet duke e dërguar drejt fundit të lidershipit të tij!
Çdo fitore ose ndarje përgjegjësie për humbje, do të ishin oksigjen politik që Berisha të mos lëkundej asnjëherë nga lidershipi i tij e për pasojë establishmenti do të qëndronte në status quo.
Vullneti i Shehaj për të hyrë në një “marrëveshje” e cila në fakt nuk quhet e tillë, do të dëmtojë shumë atë politikisht si dhe forcën e tij, sepse perceptimi i votuesve mund të jetë: i’a i kthye atje ku i takon dhe në zgjedhje hyri vetëm vetëm për llogaritje numrash për deputet! Hyrja e Agron Shehaj qoftë edhe formalisht në marrëveshje me PD dhe partitë e tjera opozitare ka shumë gjasa në perceptimin e votuesve të konsiderohet njësoj si ata, sepse në fakt vjen prej tyre si karrierë politike.
Kështu, në këtë s’kemë ku PD me një lojë të tillë politike kërkon jo vetëm të ndajë përgjegjësinë e humbjes, por edhe të eliminojë forcat e reja politike duke ju ndalur perspektivën politike me qëllim final mbajtjen e monopolit të opozitarizmit.
Nëse Lapaj refuzon identifikimin apo bashkëpunim me këtë Opozitë, perceptimi i votuesve do të jetë: Ky nuk është si ata dhe nuk i ka betejat e tij politike në funksion të pushtetit, por të ideve. Lapaj, jo vetëm do të rritet e forcohet politikisht me një numër të konsiderueshëm anëtarësh të këshillit bashkiak, por në politikë gjithçka është e mundur sa përmes një kandidati të mirë, një fushatë model edhe mund të fitojë zgjedhjet e Tiranës, sepse qytetarët janë të lidhur me të njëjtat skema e aktorë politikë.
Në këtë realitet politik, në planë afatshkurtër fiton Rama ashtu siç pritet e ndërsa në planë afatgjatë që nga zgjedhjet e ardhshme dy të fituar do të jenë Lapaj e Qorri me mundësi reale të rikonfigurimit politik të të gjithë sistem politik shqiptar.
Situata e këtyre zgjedhjeve është e ngjashme me rastin në Itali, kur Salvini hyri në bashkëqeverisje me 5 yjet ! Perceptimi i shumë votuesve të tij ishte se edhe ai për pushtet tradhton koherencën e tij politike. E vetmja që mbajti koherencë politike ishte Meloni që nuk pranojë të hynte në një qeverisje me subjektet që i kishte luftuar politikisht! Kjo e bëri që në zgjedhjet që ndodhen pastaj të dilte forca e parë politike tek e Djathta dhe në vend duke i dhënë mundësi që të bëhej për herë të parë kryeministrja grua në historinë e Republikës Italiane.