Ballina Opinion Kryeministër pa vizion – po humb shansin historik për bashkimin me Kosovën!

Kryeministër pa vizion – po humb shansin historik për bashkimin me Kosovën!

29
0

Nga Spartak Ngjela 

A po e shihni se të gjithë krerët e politikës shqiptare sot janë në kërkim të fuqisë. 

Po kryeministri aktual, a ka fuqi?

Jo, sepse, sipas psikikës së tij të pushtetit, ai nuk e ka fuqinë që ai do, dhe ndërkohë nuk arrin ta kuptojë me logjikën e shtetit demokratik që i thotë se atij nuk ka se çfarë t’i duhet fuqia, kur asnjë kundërshtar i tij nuk e ka fuqinë që ta rrëzojë.

Por pyetja thelbësore këtu është kjo:

A i mjafton kryeministrit aktual Rama fuqia që i ka dhënë ligji, që ky të krijojë një skemë të nivelit të lartë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë?

Ligji ia ka dhënë të gjitha, madje i ka dhënë në kufirin e Shqipërisë edhe një shtet tjetër shqiptar. Kosovën, me dy milionë shqiptarë. Por po shihet qartë se ai nuk po e kupton dot këtë favor politiko-historik me dy shtete shqiptarë, sikurse edhe këtë favor gjeografik me këtë territor shqiptarësh prej rrerh 6 milionë shptarë vetëm në dy shtete shqiptare.

Por janë edhe 1000.000 shqiptarë në Maqedoninë e Veriut; por janë dhe katër milionë shqiptarë si arvanitas në Republikën e Greqisë.

Prandaj ndërkohë, a nuk po e kupton dot politika shqiptare sot që, pikërisht në këtë fenomen shqiptar, ajo duhet të përqendrohet për të rifituar të gjitha padrejtësitë që Beogradi, Athina dhe Parisi i kanë bërë shqiptarëve, duke filluar që nga viti 1878 e deri më sot?

Por ama, nëse nuk e kupton, pse duhet ta qeverisësh Shqipërinë?!