Nga Sevdail Hyseni
Një mjek xheloz, si sorrë me sqep,
pretendonte Sokratin ta fuste në grep.
“S’mund, o Madhëri, ai të jetë i parë,
unë jam më i zgjuar, më mendimtar!
Sokrati s’vlen as për një kokërr sheqer,
mbase jam i gatshëm ta sfidoj përherë!
Do ta pimë helmin, kush shpëton, fiton,
përjetësisht titullin e fitores le ta gëzon!”
Mbreti, me buzëqeshje e mendje të hollë,
tha: “Bukur, të shohim kush do të kollë!”
Kaluan dyzet ditë – Sokrati me ujë u stërvit,
që helmi t’i dukej i lehtë, kur të vinte ajo ditë.
Erdhi koha – Sokrati mori gotën me rend,
u drodh pak, u zbeh, por e mundi me mend.
Kur erdhi radha e mjekut, e rrëkëlleu shpejt,
pas pak minutash u rrëzua për tokë dha jetë!
Mbreti u shtang: “Ç’ishte kjo, more Sokrat?”
Qeshi filozofi, duke thënë mendimin e artë:
“Nuk ishte helmi, por uji hedhur në gotë!
E vrau frika – arma më e fortë në këtë botë!
Kështu ngjet edhe me drerin që vrapon si erë,
por nga frika e luanit bie pre, ashtu si ngaherë.
O Madhëri, nuk është helmi arma më e fortë,
është frika që të vret, kur mendja s’ka portë!







