Ballina Politika Rama: Çdo leje ndërtimi duhet të kontribuojë në fondin e gjelbër për...

Rama: Çdo leje ndërtimi duhet të kontribuojë në fondin e gjelbër për pemët

102
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 25-të të konferencës ndërkombëtare walk21, e cila mblodhi ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal të zhvillimi i kryeqytetit, teksa tha se me ligjin e ri Tirana po merr mbrapsht hapësirat publike të zaptuara.

Edi Rama: Sot kemi sfidë të madhe se ajo çfarë morëm si rezultat i pak a shumë 50 viteve jetese në atë hapësirë të madhe ku ecja ishte mënyra e parë më e besueshme për tu lidhur me të tjerët, ku biçikletat ishin mënyra e dytë për tu lidhur me të tjerët dhe transporti publik e treta.

Pas rënies së atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për t’u zënë dhe privatizuar. Në atë periudhë dëshirash individuale, të shtypura, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo dhe duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Pikërisht kështu, përveç liqenit që ishte dhe vazhdon, përveç shumicës së pemëve që ishin aty, ajo që shohim sot nuk ishte më.

Çdo metër katror gjelbërim u mbulua dhe u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme….Duhet të luftojmë çdo ditë për të hequr strukturat e përkohshëm që kanë zënë trotuare dhe hapësira publike ku janë vendosur tavolina dhe karrige pa fund për të servirur ekspresin, që e kemi më të mirin, por ky nuk është justifikim.

Çdo ditë po marrin pas hapësirat dhe duam të shtojmë më shumë pemë dhe gjelbërim në qytet. Kushdo që merr leje ndërtimi duhet të kontribuoje në fondin e gjelbër me pemë. E di që kemi ekspresin më të mirë jashtë Romës. Çdo ditë po marrim mbrasht hapësirat dhe duam që të shtojmë edhe më shumë pemë edhe gjelbërim në qytete për të cilat kemi rregullore të re. Gjithkush që merr leje ndërtimi duhet të kontribuojë edhe në gjelbërimin me pemë përmes një formule.