Ballina Bota Rrëmbimi i tmerrshëm i gruas në SHBA nga një person i pa...

Rrëmbimi i tmerrshëm i gruas në SHBA nga një person i pa identifikuar

56
0

Policia e Witchita-s në SHBA, ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar një grua që dyshohet se u rrëmbye me forcë nga një burrë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Autoritetet publikuan foto dhe video nga kamerat e sigurisë që tregojnë gruan rreth orës 2 të mëngjesit të 12 tetorit, në rrugën North Volutsia, mes Grove dhe Hillside.
Në videon e regjistruar nga një kamerë e derës, shihet një burrë që e rrëmben me forcë gruan dhe largohen, ndërkohë që ajo thërret për ndihmë.

Policia ka njoftuar se po shqyrton të gjitha mundësitë dhe ka kërkuar ndihmë nga agjencitë rajonale dhe federale. Hetuesit kanë përmirësuar tingullin e videos për të zvogëluar zhurmën e ambientit, shpresojnë se dikush mund të njohë zërin e gruas, por deri tani as ajo dhe as burri nuk janë identifikuar.