Në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reagur ndaj asaj që ai e quajti “skenar” të mazhorancës për të mos lejuar debatin në Kuvend.
Bardhi ka denoncuar se ky skenar është me urdhër të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka dalë zbuluar përmes një mesazhi që ka dërguar gabimisht në një grup whatsapi, ku urdhëron deputetët e PS të vinin për votim.
“Skenari ishte ndërtuar shumë kohë më parë se Niko Kllouni, gabimisht Taulant Balla ngatërron grup dhe urdhëron gjithë të vetët që të vijnë në sallë të gjithë deputetët e PS, skenari ishte të ndërprisnin debatet, duan ta shndërrojnë Kuvndin në memec.
Ta harrojnë se mund ta shndërrojnë Kuvendin, ne do të reagojmë sa herë të shkelet rregullorja. Le të shkojnë tek skenari se në Kuvend s’ka debat”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi: E dini se sa herë vijnë institucionet e drjetësisë, secili deputet ka të drejtë të bëjë pyetje. Meraku i tyre nuk ishte kjo. Duan të kalojnë pa debat, raportimet e komisioneve të drejtësisë. Duan të vendosin standardin e pa ndodhur në 34 vitet e demokracisë. Ne do të reagojmë gjithmonë sa herë të shkelet Kushtetuta e të drejtat e deputetëve.
Masat disiplinore që i jep kllouni I Taulant Ballës, nuk ka patur Kuvendi një kryetar më të dobët, ky është I nivelit që zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Skenari ishte ndërtuar shumë kohë më parë se Niko Kllouni, gabimisht Taulant Balla ngatërron grup dhe urdhëron gjithë të vetët që të vijnë në sallë të gjithë deputetët e PS, skenari ishte të ndërprisnin debatet, duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec. Ta harrojnë se mund ta shndërrojnë Kuvendin, ne do të reagojmë sa herë të shkelet rregullorja. Le të shkojnë tek skenari se në Kuvend s’ka debat.