Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka nisur aksionin për ndërprerjen e kontratave të furnizimit me të gjitha subjektet që fuksionojnë si lavazhe. Bazuar në VKM dhe urdhrin e brendshëm të shoqërisë, nga dita e djeshme njësia task forcë pranë kësaj shoqërie ka nisur në terren ndërprerjen e funrnizimit me ujë për lavazhet. Drejtori i njësisë Task Force Julian Beshiri thotë se nga ky moment asnjë subjekt lavazh nuk do të marë ujë nga rrjeti, por mund të përdorë ujin e puseve për një aktivitet të tillë.
Paraprakisht janë njoftuar afro një muaj më parë të gjithë subjektet që përdorin ujin e pijshëm për larjen e autojeteve. Akisoni do të shtrihet në gjithë zonën që shoqëria rajonale e ujësjellësit mbulon me shërbim, si Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak dhe Krujë. Në këtë zonë ka afro 300 subjekte që funksionojnë si lavazhe për larjen e automjeteve. Vendimi për ndërprerjen e furnizimit me ujë për lavazhet është bërë për të menaxhuar më mirë burimet ujore dhe furnizimin më të mirë të popullatës.







