Ballina Aktualitet Ish-ministri Koka kërkon lirinë, pretendon se ka kaluar afatin 3-vjeçar të paraburgimit

Ish-ministri Koka kërkon lirinë, pretendon se ka kaluar afatin 3-vjeçar të paraburgimit

118
0

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i proceduar dhe akuzuar nga SPAK për dosjet e inceneratorëve, kërkon lirimib nga qelia. Koka ka depozituar një kërkesë në GJKKO për lirimin të menjëhershëm dhe shuarje të masës së sigurisë, duke pretenduar se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Ndërkohë, GJKKO e ka shtyrë kërkesën e mbrojtësve të Kokës, të bazuar në nenin 263 pika6/C e Kodit të Procedurës Penale, e ka shtyrë më 24 Tetor.

Në Korrik të këtij viti, ish-ministri fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për Inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Në vendimin e gjyqtarit Xhevdet Lika, thuhet se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepra të tjera penale.

Por Koka është dënuar edhe për dy dosjet e tjera të inceneratorëve, Fierin, që u kthye për rigjykim në Apelin e GJKKO nga Gjykata e Lartë, dhe inceneratorin e Tiranës, që s’ka marrë formë të prerë.

Për Fierin, Koka është dënuar nga GJKKO me 6.8 vite burg ndërsa për Tiranën me 2 vite burg me gjykim të shkurtuar. Për Tiranën, Koka pretedon se e ka ezauruar dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim referuar edhe nenit 261 të Kodit të Porcedurës Penale pika 1/C, që parashikon shuarjen e masës së sigurisë.