Ballina Aktualitet KLGJ emëron 42 magjistratë të rinj, shtohen gjyqtarët në 11 gjykata

KLGJ emëron 42 magjistratë të rinj, shtohen gjyqtarët në 11 gjykata

106
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 Gjykata. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në gjykatat në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës.

Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Ceremonia e betimit të tyre pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Njoftimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, por caktimi në detyrë është bërë vetëm sot, pas gati 3 muajsh. Ceremonia e betimit pritet të bëhet nesër.

Shpërndarja e gjyqtarëve është si më poshtë: i) tre pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; ii) shtatë pozicione e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, iii) shtatë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; iv) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; v) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

vi) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës; vii) katër pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë; viii)një pozicion në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; ix) pesë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; x) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; xi) shtatë pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

Prej vettingut, gjykatave në vend që sipas organikës duhet të kishin 417 gjyqtarë kanë vetëm 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265. Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve efiktivisht në detyrë shkon në 307, ndërsa i të emëruarve shkon 350. Mbeten ende edhe 67 vende vakante në gjykata.

Shpërndarja e magjistratëve në 11 gjykata
-3 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat
-7 në Elbasan
-7 në Fier
-2 në Gjirokastër
-2 në Korçë
·2 në Kukës
-4 në Lezhë
-1 në Sarandë
-5 në Shkodër
2 në Vlorë
-7 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.