Ballina Aktualitet Karanxha: Pamela, ngelëse, Sanxhaktari, mori 85 pikë nga 600 te magjistratura, Bekteshi...

Karanxha: Pamela, ngelëse, Sanxhaktari, mori 85 pikë nga 600 te magjistratura, Bekteshi probleme me…

152
0

I ftuar në Antena Tv ish prokurori Ervin Karanxha ka komentuar zhvillimet e fundit dhe ka folur për ata persona që bënë vetingun në drejtësi.

“Të gjithë anëtarët e vetingut janë më probleme”. Ai ka shpjeguar detaje nga shkolla që ka bërë e motra e zv/kryeministres, Belinda Balluku,  Pamela, e cila bëri kërdinë në KPK dhe ka mbaruar shkollën me vështirësi. “Ka ngelur në klasë, tha ish prokurori dhe u vu aty në atë post”. Ka punuar juriste tek AMC. Çfarë vlerë ka ajo.

Ndalemi tek Snaxhaktari, ka qenë juriste e thjeshtë. Tani duan ta çojnë në Gjykatën e lartë. Ajo mori 85 pikë kur konkurroi për Shkollën e Magjistraturës nga 600 pikë të mundshme. Ndërkohë që Brunilda Bekteshi ka problem me vjetërsinë në punë. Nuk kap 8 mestaren.

“Këta janë marrë dhe janë vënë këtu”. “Po si janë venë”, shtron pyetjen ish prokurori.