Ballina Aktualitet ​Dita e 12-të e grevës së naftëtarëve, njëri prej tyre dërgohet në...

​Dita e 12-të e grevës së naftëtarëve, njëri prej tyre dërgohet në Spitalin Rajonal të Fierit

78
0

Në ditën e dymbëdhjetë të grevës së urisë të naftëtarëve të Marinzës, është raportuar përkeqësim i gjendjes shëndetësore të dy prej grevistëve.

Ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës, ku janë kryer kontrollet mjekësore përkatëse. Si pasojë e gjendjes së rënduar, njëri prej grevistëve është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar.

Punëtorët e kompanisë Bankers Petroleum Albania ndodhen në grevë të përgjithshme pa afat, duke pezulluar mbi 95 për qind të aktivitetit në vendburimet e naftës.

Kryesia e sindikatës ndodhet në grevë uri, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve shtetërore për plotësimin e kërkesave të paraqitura prej tyre: rritje të fondit të pagave 18 për qind, me shpërndarje më të drejtë për punonjësit me paga të ulëta; paga dinjitoze dhe sistem transparent pagash; ngritje në detyrë me meritë dhe jo me preferenca personale.