Ballina Politika Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të...

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

116
0

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, foli sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për rastin e një punonjësi në KLSH, i cili u largua nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tha se është në dijeni të rasteve kur punonjës të KLSH-së kanë hezituar të kryejnë auditime që lidhen me Kryeministrinë, për shkak të frikës nga pasojat.

Kreu i KLSH-së tregoi se ka marrë edhe një letër nga një person që shprehej se do t’u drejtohej institucioneve ndërkombëtare për ta mbështetur në përpjekjet për të audituar punën e kryeministrit.

“Më është dërguar një letër nga një person që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më mbështetur mua për të audituar punën e kryeministrit, sepse unë nuk kam mundësi ta bëj këtë për shkak të frikës,” – tha Shehu.

Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, nuk ka frikë nga askush përveç Zotit dhe ligjit.

“Çfarë të bëj unë në këto situata? Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm zotit dhe ligjit”, u shpreh Shehu.

Arben Shehu: Një auditues më ka thënë se nuk është problemi për të komunikuar te ministri Cakaj gjetjet ne Ministrinë e Jashtme drejtuar prej tij, por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar keto gjetje Kryeministrit, sepse ai është përgjegjës për Punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera, punonjesi i KLSH është larguar nga institucioni.

Më pas më ka dërguar një letër, ku shkruante se do t’iu drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua (Kryetarin e KLSH) për të audituar punën e kryeministrit, sepse ai nuk kishte mundësi ta bente kete për shkak të frikës.