Deputeti i PD-së Belind Këlliçi zbulon detaje të reja nga kërcënimet që i janë bërë prokurorit, Dritan Prençi që ka marrë të pandehur Belinda Ballukun.
Në studion e Task Force, Këlliçi tha se prokurori është kërcënuar edhe në shtëpi madje janë shtuar truprojet për të garantuar sigurinë e tij.
Ka një informacion. Është shumë serioz dhe është bërë publik në nivele shumë të larta dhe në qarqe diplomatike. Është serioze situata. Flitet për kërcënime që ka marrë drejtëpërdrejtë zoti prenci nga kryeministri
Diskutohet se e ka marrë drejtëpërdrejtë prokurorin, duke I kërkuar llogari përse ka kërkuar fillimisht konfiskimin e pasaportës së zonjës Balluku dhe më pas pse është në hetim se është zv/kryeministre. Me tone kërcënuese është përfunduar telefonata. Flitet se ka pasur kërcënim nga persona me precedent kriminalë për llogari të zonjës Balluku. Të gjitha ato që ka deklaruar Berisha në konferencë janë burime që kanë rezultuar deri tani shumë serioze dhe korrekte.
Në informacionin që kemi Prencit i është shtuar mbrojtja me 6 truproje. Ka mbrojtje ekstra. Ka 6 persona që I garantojnë sigurinë atij dhe familjarëve të tij., Flitet se është kërcëniuar dhe në banesë
Edhe lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi sot se Prokurori që thirri Belinda Ballukun për t’i komunikuar akuzën është kërcënuar nga vrasës dhe nga vetë Edi Rama.
Berisha u shpreh në mbledhjen e grupit PD se janë bërë tentativa për ta mbyllur këtë çështje, duke akuzuar edhe Altin Dumanin si pjesë të kërcënimeve.







