Nga Ylli Manjani
Dmth, Shërbimi Qëndror i Urdhërit të Protestave me porosi.
Deklarimet e përsëritura që vijnë nga PD, tashmë edhe nga vetë Berisha, se protestat kundër Veliajt ishin të sponsorizuara nga qeveria, nuk lënë më vend për dyshime.
Shndërrimi i i PD në qendër protestash me pagesë është fundi i iluzionit se në këtë vend ekziston opozitë.
Faktikisht kemi vetëm aksionerë biznesi në minorancë që marrin fitime sipas përqindjes elektorale. Politika në fakt është bërë një shoqëri e madhe aksionere ku shumica dhe pakica kanë pranuar të jenë kështu për kohë të gjatë.
Asnjë iluzion nuk ekziston te ndryshimi politik, sepse ska më politikë po biznes.
Jo po “na vodhën votat”, jo po “na burgosën, na morën vulën” :… ehaaaa. Thjesht ju kanë ulur përqindjen e aksioneve. Luli i kishte të lartë…
Dmth, jo ta burgosë SPAK-u qeverinë, por edhe sikur (nuk e uroj) ti “burgosë” ai atje lart, kjo opozitë prap nuk fiton zgjedhje. Ajo nuk ka mision të jetë në politikë si konkurente, por thjesht aksionere në minorancë… Bën edhe shërbime protestash….
Shiheni ç’thonë!
Bëjmë protesta me porosi..!
Paguaj një, të marrësh 2..!
Hajde, urdhnoni-urdhnoni!
E ke falë fare. Vetëm shpenzimet e qendrës së zërit dhe ndonjë leje ndërtimi në natyrë.
Urdhnoni miqteri, urdhnoni!







