Ballina Kosovë Rikthehen seancat në Hagë, sot nis dëshmia e Christopher Hill

Rikthehen seancat në Hagë, sot nis dëshmia e Christopher Hill

86
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tri ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite.