Katër të rinj, mes tyre dhe 1 i mitur, janë shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, të cilët kanë dhunuar dhe dëmtuar një 18 vjeçar në Konispol.
N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjeç, janë personat e shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me sende të forta, 18-vjeçarin me iniciale E. K., si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.







