Ballina Politika Atentati me dy viktima në Rinas, Rama: Do ishte zbardhur në kohë...

Atentati me dy viktima në Rinas, Rama: Do ishte zbardhur në kohë reale, nëse…

136
0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku si pasojë e breshërisë së plumbave humbën jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (i cili vdiq në vendngjarje) dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri (që ndërroi jetë tek Trauma mëngjesin e sotëm, 15 Nëntor )

Edi Rama: Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike.

Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla.

Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit., Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin.