Ballina Aktualitet Parashikimi i motit për sot, 20 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 20 nëntor 2025

75
0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh.

Nga orët e para të ditës dhe deri në orët e vona të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Pas orëve të pasdites dhe orët e vona të mbrëmjes, parashikohet reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 15 m/sek , me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.