Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes sipas përgjimeve të SPAK ka dirigjuar të gjithë procesin e tenderimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Në dosjen e publikuar nga Gazment Bardhi bie në sy fakti se ajo udhëzon Evis Berberin të takojë biznesmenët të cilët fituan garë për ndërtimin e lotit të 4.
Në mesazhet e Ballukut dhe Berberit evidentohen dhe mekanizimi se si dirigjohej dhënia e tenderave. Në bisedime, Balluku shprehet e shqetësuar për të kuptuar se si doli lista e fituesve të garës së Unazës së Madhe.
Ndërkohë që Evis Berberi tregon se kjo ishte e pamundur pasi e dinin vetën ata.
“Për çdo lot kanë marrë kritere në letër të shtypur pa emër”- shprehet Berberi.
“Asnjë se ka listën, s’ka si ta kenë. Pamfleti e ka nxjerre listën apo eshte info. Vetëm po te kenë qëlluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetëm unë e di. Për çdo lot kane marre kritere ne letër te shtypur pa emër”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi”, thuhet në dosje.

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku. Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:
Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde tek unë ne 11”.
Në orën 10:46, Evis Berberi: “Erdha”.
Në orën 13:00-13:01. Belinda Balluku: “Çdo gje ok. Lenci me Pellumb. Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT. Dhe mos ta shoh ne vend tjetër. Punët i ke me Gim thuaj, jo me mua”.
Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”.
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. Te tak pak m’kan then kur mundesh”.
Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”.
Në orën 14:07. Ilir Shtufi: “ok 10 min”.
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).
Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U”.
Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohës te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.
Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gjeje kush”.
Në orën 22:13-22:14. Evis Berberi: “Asnje se ka listën, s’ka si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per çdo lot kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.







