Ballina Kosovë RTK në grevë të përgjithshme nga e hëna

RTK në grevë të përgjithshme nga e hëna

29
0

Nga e hëna në Radiotelevizionin e Kosovës, do të nisë greva e përgjithshme.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor të institucionit.

Greva, sipas sindikatës, vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe rrezikut për vazhdimësinë e RTK-së për shkak të pagave të bllokuara.

Sindikata kërkon nga Menaxhmenti një vendim të qartë për mosmbulim të fushatës zgjedhore, duke paralajmëruar bojkot të plotë nëse nuk merret një qëndrim.

Paralajmërohet edhe një protestë para Qeverisë, ndërsa kërkohet nga Ministria e Financave që të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e situatës.