Ballina Opinion Sali Berisha, zv. president i George Soros?!

Sali Berisha, zv. president i George Soros?!

35
0

Nga Indrit Vokshi 

U dha lajmi se Sali Berisha u zgjodh zv.president i CDI, union i cili ka 17 zv.presidentë. CDI quhet Centrist Democratic International, nuk është unioni më i madh i të djathtëve konservatorë por i centristëve e kristian-demokratëve. Sa për saktësim.

Por CDI ka partner NDI, National Democratic Institute. Organizata NDI është organizatë e cila ka si detyrë, ndër të tjera, promovimin e grupeve të margjinalizuara dhe politikat gjinore, përfshi LGBT. Organizata NDI, është e afërt me Partinë Demokratike në ShBA, pra me partinë e Antony Blinken që këta e shanin si bajloz të Sorosit i cili na preku nderin duke na akuzuar për korrupsion.

NDI, përveçse nga qeveritë liberale, financohet zyrtarisht edhe nga Fondacioni Soros. Elon Musk kur mori detyrën si Shef i Departamentit të Eficencës në qeverinë e Donald Trump, i preu fondet NDI dhe e detyroi të mbyllte shumë zyra nëpër botë.

Tani Sali Berisha me gjasë ka paguar kuota a ça ka bërë, për tu zgjedhur zv.president i 17 i CDI-së, union i cili si partner të afiluar zyrtar, ka NDI-në e partisë së Blinkenit dhe që financohet nga Fondacioni George Soros.

Partia e Donald Trump psh nuk është anëtare e CDI. Tani si ka mundësi që “trumpisti” shqiptar, ai i cili bën thirrje për hetimin e Fondacionit Soros, shkon lobon për të qenë zv.president nr.17 në një organizatë e cila ka partner NDI-në e George Soros?

Do thoni ju pse merresh me ketë punë? Për qejf, duhet sqaruar kjo, sepse ka 4 vjet që një ish-kryeministër si ky, ka bërë rrëmujë, ka shkaktuar konflikt, i ka sjellë kosto politikës shqiptare, duke akuzuar se kundër tij ka komolot sorosian, duke akuzuar si të Sorosit cilindo që sia bën mbarë. Sot shkon tek organizata partnere e George Sorosit?

Më e pakta që duhet bërë në ketë rast është transparenca. Tiu tregohet njerëzve se ky i cili mburret e thotë jam konservator, do të bashkëpunojë me NDI e cila ka në program grupet e margjinalizuara, LGBT, financuar nga George Soros.

Thjesht për ta ditur, meqenëse besimtarët e vet shajnë dynjanë lart e poshtë!