Ballina Kulturë Qendra e Botimeve Enciklopedike bashkohet me Rrjetin Evropian të Enciklopedive

Qendra e Botimeve Enciklopedike bashkohet me Rrjetin Evropian të Enciklopedive

24
0

Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i bashkohet Rrjetit Evropian të Enciklopedive.

Të gjitha vendet anëtare të Rrjetit votuan unanimisht për pranimin e QBEA-së si pjesë e tij, lajm i mirë ky për Shqipërinë.

Rrjeti Evropain i Enciklopedive (European Encyclopedia Network) është krijuar më 2022 me misionin për t’u mundësuar anëtarëve të ndajnë përvoja rreth gjendjes aktuale dhe modelit funksional të enciklopedive, të identifikojnë fusha të mundshme për përmirësim dhe bashkëpunim dhe të kontribuojnë në rolin e enciklopedive për ofrimin e qasjes në informacion të besueshëm, të verifikuar dhe të lehtë për t’u gjetur, si dhe në rolin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor, veçanërisht në lidhje me një sasi vazhdimisht në rritje të informacionit nga burime të ndryshme, shpesh të pabesueshme, dhe të kërkojnë qëndrueshmërinë financiare dhe teknike të projekteve.

Pjesë e Rrjetit Evropian të Enciklopedive janë disa prej instituteve enciklopedike dhe leksikografike më të rëndësishme dhe me traditë më të konsoliduar, si Treccani i Italisë, Brockhaus Enzyklopädie e Gjermanisë, Miroslav Krleža i Kroacisë e të tjera.