Ballina Sport Futbolli anglez në zi! Ndërron jetë legjenda e West Ham

Futbolli anglez në zi! Ndërron jetë legjenda e West Ham

27
0

West Ham United ka njoftuar me dhimbje vdekjen e legjendës së klubit, Billy Bonds MBE, i cili është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur të dielën nga familja e tij përmes një deklarate prekëse, e shpërndarë nga klubi.

Jemi të thyer të njoftojmë se humbëm babanë tonë të dashur sot,” shkruan familja. “Ai ishte i përkushtuar ndaj familjes dhe një njeri i sjellshëm, besnik, i përkushtuar dhe plot dashuri. Ai e deshi West Hamin dhe tifozët e tij me gjithë zemër. Trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë.”

Familja shtoi se Bonds u nda nga jeta “paqësisht”.

Klubi londinez e përshkroi Bondsin si “lojtar, trajner dhe menaxher legjendar”, duke shtuar: “Pusho në paqe Billy, udhëheqësi ynë i guximshëm, frymëzues dhe me zemër luani.”

Edhe Charlton Athletic, klubi i vetëm tjetër në karrierën e tij, shprehu ngushëllimet duke e cilësuar humbjen “tepër të dhimbshme”.

Billy Bonds konsiderohet gjerësisht si lojtari më i madh në historinë e West Hamit. Ai iu bashkua klubit në vitin 1967 nga Charlton dhe qëndroi për 21 vite, duke regjistruar plot 799 paraqitje – më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e klubit.

I gjithanshëm si mbrojtës dhe mesfushor, ai drejtoi Hammers drejt dy kupave FA dhe një titulli të Divizionit të Dytë. Pas tërheqjes nga futbolli në moshën 41-vjeçare, Bonds u përfshi në staf dhe u bë menaxher i parë i skuadrës në vitin 1990, duke siguruar një tjetër titull të Divizionit të Dytë dhe rikthimin në elitë. Ai u largua nga klubi në vitin 1994, përpara se të vazhdonte karrierën si trajner te Millwall.