Ballina Kronika SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

36
0

Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi ditën e sotme, pasi SPAK lëshoi një urdhër arrest ndaj tij.

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për pastrim parash përShtufin, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.

Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, por dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.