Ballina Politika Bastisja e zyrës së Mogherinit dhe dritëhijet e Kolegjit të Evropës në...

Bastisja e zyrës së Mogherinit dhe dritëhijet e Kolegjit të Evropës në Tiranë, si u ‘grabit’ godina e QS

98
0

Skandali që ka përfshirë selinë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), hedh hije dyshime edhe mbi veprimtarinë e Kolegjit të Evropës në Tiranë, teksa ky i fundit ka hapur filialin në kryeqytetin shqiptar.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama që çeli zyrtarisht vitin e ri akademik 2025 -2026, i cili shënon njëkohësisht vitin e dytë të prezencës së Kolegjit të Tiranës, me pjesëmarrjen edhe të rektores së Kolegjit të Europës në Tiranë, Federica Mogherini, ish shefe e Politikës së Jashtme të BE-së.

Dyshuese është fakti, se Bashkia e Tiranës me vendim të Këshillit Bashkiak i ka dhënë Kolegjit të Evropës një godinë të Qytetit Studenti për qëllime të Kolegjit, duke i spostuar studentët shqiptarë në një godinë tjetër, duke  limituar vendet gjithashtu për akomodim, siç tregohet në projektvendimin e Këshillit Bashkiak.

Image

Projektvendimi i KB Tiranë

Hetimi penal nga Policia belge, filloi pas akuzave se EEAS dhe Kolegji i Evropës – shkolla prestigjioze e trajnimit pasuniversitar për eurokratët – keqpërdorën paratë publike të BE-së në vitet 2021 dhe 2022, sipas katër personave me njohuri për hetimin.

Bastisjet janë skandali i fundit i madh që godet institucionet e BE-së dhe do të shtojnë presionin mbi Kolegjin e Evropës dhe rektoren e tij, Federica Mogherini, e cila dikur drejtonte EEAS-in dhe filloi një mandat të dytë pesëvjeçar në Bruges këtë vit.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse Kolegji i Evropës ose përfaqësuesit e tij kishin dijeni paraprake për një tender publik për të financuar Akademinë e re Diplomatike të BE-së, një program trajnimi vjetor për diplomatët evropianë në Bruges, i cili financohet nga EEAS.